Burime për Fax News bëjnë me dije se prej orës 15:00 të ditës së hënë kompozitori i njohur Limos Dizdari ndodhet i shtruar në spitalin Universitar ‘Shefqet Ndroqi’.

Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë, i intubuar. Burime bëjnë me dije se gjendja e Dizdarit është rënduar pak muaj pasi ai ka kaluar Covid 19.

Fillimisht kompozitori ishte shtruar në spitalin e Durrësit, por pas rëndimit të gjendjes ai u dërgua me autoambulancë drejt Sanatoriumit.

Dizdari ka qenë edhe pjesë e Kuvendit të Shqipërisë si deputet, ndërkohë që prej vitesh është përballë dhunës së biznesmenëve dhe shtetit, teksa mbron qendrën artistike DEA në jug të vendit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re