Teheran, 9 mars 2020 (MIA) – Në Iran 27 persona vdiqën nga helmimi me alkool, pas zërave se pijet alkoolike mjekojnë nga koronavirusi i ri, lajmëroi agjencia iraniane e lajmeve IRNA.

Irani, pas Kinës dhe Italisë, është një ndër vendet më të goditura nga Kovid-19.

IRNA kumtoi se 20 persona kanë vdekur nga helmimi me alkool në krahinën Huzestan, ndërsa shtatë të tjerë në Alborz, krahinë e cila kufizohet me Teheranin. Agjencia, duke iu referuar autoriteteve shëndetësore lokale, kumtoi se 2018 persona janë shtruar në spital për shkak të helmimit me alkool.

Konsumuesit e alkoolit kanë besuar se “alkooli ndihmon në shërimin e sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi”, sqaron IRNA e cila kujton se në atë vend shitja dhe pirja e alkoolit është e jashtëligjshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re