Mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme duke filluar nga dita e nesërme, në ambientet e mbyllura dhe të hapura. Kjo eksperiencë e re në vendin tonë, është një trend që ka nisur më parë në vendet e ndryshme të botë.

Në Itali po aplikohet e njëjta gjë dhe këtë e konfirmoi në emisionin “Open”, mjeku Shpëtim Baçi. Ai jeton dhe punon si mjek prej vitesh përtej Adriatikut dhe tha gjatë fjalës së tij tha se maska atje është e detyrueshme si në ambientet e mbyllura ashtu edhe të hapura. Më tej ai tha se numri i të infektuarve ka rënë, por në spitale tanimë po pranohen më së shumti të rinjtë. Gjithashtu mjeku zbuloi se në Itali qytetarët që nuk mbajnë maska gjobiten.

Mjeku Shpëtim Baçi: Këtu në Itali është e detyrueshme maska si në ambientet e mbyllura dhe të hapura. Dua të them që duke mbajtur maskat është ulur numri i rasteve. Kohët e fundit numri i të prekurve në Itali është rritur dhe më së shumti është mosha e re. Kjo do të thotë që tek mosha e re nuk mbahen masat. Numri i të infektuarve ka qenë 5 mijë në ditë dhe mosha mesatare ka qenë 29 vjeç.

Eni Vasili: Ka penalitete?

Mjeku Shpëtim Baçi: Gjobën nuk e di se sa kushton nëse kapesh pa maskë. Por këtu nuk gjen asnjë të ri pa maskë. Kudo në rrugë, spitale dyqan. Një maskë kirurgjikale kushton 50 cent.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re