Nga muaji janar Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të çelë garën për të zgjedhur prokurorin e përgjithshëm me mandat 7 vjeçar.

 

Emrat e kandidatëve, KLP do t’i propozojë për votim në Kuvendin e Shqipërisë, njëri prej të cilëve duhet të marrë 84 vota. Prokurorët që plotësojnë kriteret për të kandiduar janë kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku. Kjo e fundit u konfirmua në detyrë nga komisioni i pavarur i kualifikimit.

 

Pas zgjedhjes së kryetarit të këshillit të lartë të prokurorisë, Marku u pyet nëse do të garojë po për të njëjtin post, tashmë me mandat, por preferoi të mos bënte asnjë koment.

 

Një emër tjetër kandidat është edhe prokurori i prokurorisë së përgjithshme, Sokol Stojani i cili gjithashtu e ka kaluar me sukses Vetingun.

 

Ndërkohë, kandidaturë e fortë mund të jetë edhe prokurori tjetër Adnan Xholi, i cili edhe pse nuk është magjistrat, ka grada shkencore në juridik.

 

Kandidatë të tjerë te mundshëm mund te jenë edhe prokurori i apelit në Shkodër, Arben Dollapaj, si dhe prokurori i prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besnik Muçi.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re