“Në janar Veliaj më solli OFL-në për presion që të votoja për PS-në”, banorët e 5 majit vazhdojnë qëndresën: IKMT dhe policia janë fshehur tek cepi…

boli.png

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Banorët e 5 majit nuk kanë ndërmend të dorëzohen duke vazhduar qëndresën e tyre për të disatën ditë rradhazi prej pothuajse 2 muajsh që kur doli vendimi se banesat dhe pronat e tyre do të prisheshin.

Sot, banorët shprehen për Fax News se në zonë kanë ardhur sërish punonjës të IKMT dhe të policisë të cilët po qëndrojnë të fshehur dhe në pritje që banorët të largohen në mënyrë që të vazhdojnë me prishjet e banesave. Njëri prej banorëve tha se kërkonin vetëm një bashkëbisedim dhe një marrëveshje me kryetarin e Bashkisë Erion Veliajn përsa i përket shpërblimit të drejtë të pronarëve të shtëpive që janë projektuar për t’u shembur.

Banori: Nuk na kanë lajmëruar por ne I kemi verifikuar dhe i kemi parë. Deri tani policia dhe IKMT po rrinë aty tek cepi duke pritur të vazhdojnë me prishjet. Ne kemi kërkuar vetëm 5 minuta takim kurse Veliaj del atje në Këshill Bashkiak dhe flet për familjen rreth 10 minuta. Bindja personale është e imja, nuk ka të bëjë fare me këtë process, Unë jam person që kam pronë në këtë zonë. Mua nuk po më shtyn politika, më interesojnë vetëm pronat e mia dhe të familjes time dhe të tjerëve. Ne duam të dimë, kur do e marrim, sa do marrim dhe si do e marrim? Pyetje tjetër, pse po bëhet vetëm 1 legalizim ndërsa nuk bëhen 400 të tjera?

Procesin e legalizimit nuk e kemi bllokuar ne por e ka bllokuar Arben Ahmetaj dhe Artan Lame. Nëse procesi vazhdon drejt, të gjithë këta banorë do ishin pronarë këtu se e kanë vendimin e këshillit të ministrave. Një person me 300 metra truall mund të ketë 500 metra ndërtim. Atëherë si do bëhet? Se këta nuk njohin ndërtimin por vetëm me truallin. Në janar Veliaj më ka sjellë OFL-në për të bërë presion që unë dhe familja ime të bëhemi me PS. Por unë nuk e pranova se nuk pranojmë që të votojmë për njerëz të cilët na kanë torturuar gjatë gjithë viteve të komunizmit.

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë