Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka zhvilluar një mbledhje urgjente me presidentë të Shoqatave Sportive të Tiranës, ku lëshoi edhe një herë akuza të forta në drejtim të kreut të FSHF-së Armand Duka.

Kryebashkiaku reagoi për audio-përgjimin e publikuar sot në media, duke e konsideruar atë një bisedë mes çunash, ndërsa ka paralajmëruar dy kallëzime penale, për sekretarin e përgjithshëm të FSHF dhe të shoqatës.

“Hapni Instagramin e tyre. Shihni kush shkon në stadium! Fisi, familja, gastorët politk. Shihni kur përçudnojnë kombëtaren dhe bëjnë spot: Votoni partinë! Është turp i madh kjo derexhe! Dhe meqë kishte shumë nga ata që u skandalizuan me atë që u thanë një grup çunash, edhe duket që ai s’ka lozur kurrë futboll. Se qartazi flitet lirshëm në dhomën e ndërrimit.

Kërkoj ndjesë për këdo që është ofenduar, nuk është ai stili im, por jemi një grup çunash. Në dhomën e ndërrimit flitet për t’i dhënë zemër skuadrës, prandaj fola në atë mënyrë. Por nuk i heq asnjë presje çfarë do gjëje që kam thënë.  Unë flas më rëndë ndaj padrejtësive në TV dhe me kamera sesa në një muhabet shokësh. Që ata janë një bandë.

Si ka mundësi që ne auditohemi për çdo gjë dhe këta nuk i auditon askush. Ku ikën lekët e solidaritetit? Pse nuk u bënë 100 fushat e kalamajve? Pse u bë një fushë luksoze për rrogat e luftës? Pse nuk u ndan rrogat e luftës të Covid-it?

Nesër do bëjmë dy kallëzime penale, një për sekretarin e përgjithshëm të FSHF-së dhe sekretarin e përgjithshëm të shoqatës së vjetër. Besoj do t’i bashkohet vandakut të madh që sot Prokuroria ka në dispozicion. Vandaku vetëm po rritet, sepse sot të gjithë i zgjedhin zgjedhësit, kurse këta zgjedhin zgjedhësit që duan dhe i vënë si vezë nëpër bikerinat e shoqatës”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës i është drejtuar dhe institucioneve ligjzbatuese në vend, duke u shprehur se janë 20 vite me vonesë dhe nuk kanë vepruar ndaj FSHF-së.

“Asambleja e sotme ka për qëllim të vazhdojë punimet me një shumicë të qartë të anëtarësisë, të atyre që bëjnë punët. Fatet tona do i marrin në dorë vetë. Këtë fushatë do e çojmë deri në fund për të vendosur drejtësi. Shiten dhe blihen interesat dhe idealet e atyre që bëjnë punën me djersë. Sot për të gjithë ata që ulërasin për përfshirjen e politikës, këtu jam si aksioner. Nuk mund të ecë përpara çdo fushë dhe kjo të jetë një gropë e zezë. Kjo asamble thirret nga ata që kanë emrat në gjykatë.

Dua në finale tju ftoj që kështu të bashkuar siç jemi sot, teksa po kthehet vëmendja në shpartallimin e kësaj bande mafioze. Këta kanë problem kur dikush thotë të vërtetën. Vetë për të shpifur e bëjnë përditë këta. Institucionet janë të vonuara, 20 vjet me vonesë. Unë erdha në 2002 kur Duka e mori mandatin për herë të parë. Ndërrova 6 punë, më dolën thinjat dhe ky do mandatin e gjashtë. E gjithë FSHF është kthyer në një agjenci sigurimsash dhe jo si do lozin futboll. Sot është vetëm fillimi, ne do marrim vendimet sot. Do ja paraqesim vendimet gjykatë” – tha Veliaj.

Kujtojmë që më herët sot FSHF publikoi një audio nga takimi i kryebashkiakut Erion Veliaj me anëtarët e shoqatës rajonale të Tiranës, duke dënuar gjuhën e përdorur ndaj ish-lojtarit dhe trajnerit të njohur Sulejman Mema.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re