Në provincën e Quebec të Kanadasë, gjykata e lartë rifilloi praktikën e ndalimit të mbulimit, e cila do të hyjë në fuqi nga nesër, përcjell KosovaPost.

Ligji, të cilin Parlamenti i Quebecit lëshoi në tetor të vitit të kaluar dhe ndalon mbulimin e qindra njerëzve gjatë marrjes së shërbimeve publike, u ndalua për herë të dytë me vendimin përfundimtar të gjykatës së lartë në këtë provincë.

Gjyqtari i Gjykatës Supreme të Quebec Marc-Andre Blanchard, Këshilli Kombëtar Kanadez i Muslimanëve dhe Bashkimi Kanadez i Lirive Civile, u pajtuan që ky ligj të mos hyj në fuqi për shkak të padrejtësisë që mundet me ju bë ky ligj të gjitha grave muslimane, hebreje dhe tjera.

Gjykatësi Blanchard vuri në dukje se vendimi i parlamentit provincial të Quebec’ut në maj nuk ishte i qartë sepse ai shkel të drejtat themelore të lirisë së ndërgjegjes dhe të fesë të garantuar me Kartën e Kebekut dhe Kartën Kanadeze të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

Gjykatësi Blanchard tha: “Është në interesin publik të qytetarëve të pezullojë zbatimin e këtij neni të ligjit, i cili do të dëmtonte gratë muslimane”. tha ai.

Kryeministri i shtetit në Quebec, Philippe Couillard theksoi: “Nuk është një vendim politik, ne po presim opinionin ligjor, është një vendim pas një analize ligjore, ajo që po tregojmë është se jemi në një fushë shumë të ndjeshme të ligjit.

Ky Ligj u vu për të ndaluar që gratë muslimane të mbulonin fytyrat e tyre gjatë kohës që shërbenin ose punonin në institucione dhe organizata publike. Zbatimi i ligjit u pezullua së fundi në dhjetor 2017.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re