Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Fisnik Qosja në një intervistë për Panorama TV tha se në katër vite për Bashkinë e Kavajës nuk është realizuar asgjë nga ‘Rilindja’.

Qosja tha se shqetësimi i qytetarëve lidhet me ikjen e të rinjve dhe se bashkia ‘fryhet’ me punonjës në administratë, ku të ardhurat në buxhet shkojnë për rrogat e këtyre të fundit.
Sakaq prezantoi dhe një projekt të tij, nëse do të vendoset në krye të bashkisë ai tha se do të realizojë rrugën e bregdetit që do të lidhë Kavajën me detin.

Pjesë nga intervista:

Çfarë premtimesh elektorale ka bërë kryetari aktual dhe nuk i ka mbajtur?

Ka bërë shumë premtime dhe vazhdon, ai krenohet me fatkeqësitë natyrore. Ka abuzime të jashtëzakonshme në lidhje me fondet për shtëpitë që u rindërtuan nga fatkeqësia e tërmetit. Në 14 maj qytetarët do ia presin të gjitha fijet.

Cilat janë problemet që i shqetësojnë qytetarë?

Janë njerëz punëtorë dhe kanë shqetësim rrugicën, ikjen e të rinjve, nuk ka një paketë sociale. Është për të ardhur keq që të gjithë profesionistët ikin jashtë, Bashkia nuk ka asnjë projekt për ti mbajtur këta të rinj. I përzënë dhe mbajnë njerëz të paaftë, ka 640 veta por nuk dihet se çfarë bëjnë. Është këqmenazxhim, të ardhurat shkojnë për rroga dhe për ti pasur njerëz nëpër takime. Ne do ti japim fund, është model i shëmtuar. Kavaja nuk i duron dot këto gjëra, në 14 maj do t’i kthejmë bashkinë qytetarëve.

Çfarë investime janë bërë në këto 4 vite?

Zero investime, unë kam një projekt që brenda mandatit tim do realizohet. Është rruga e Bregdeti, arterie për frymëmarrjen e qytetit. Kjo do jetë një arterie e jashtëzakonshme, por dhe një burim turizmi që do të shihet si Kavaja do të lidhet me detin. I premtoj qytetarëve se ky projekt do realizohet.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re