Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kavajës, Fisnik Qosja në një intervistë për “Panorama TV” është shprehur i bindur në fitoren e tij më 14 maj.

Sipas tij, në këto katër vite bashkia e Kavajës e drejtuar nga socialistët është keqmenaxhuar dhe ka një papërgjegjshmëri totale nga ana e kryetarit aktual.

Ai thekson se  situata ku sot ndodhet bashkia e Kavajës është për shkak se kryetari është i emëruar dhe jo i zgjedhur nga qytetarët.

“Në këto 4 vite ka ndodhur një përgjumje totale, një interes personal i kryetarit aktual të bashkisë. Kavaja ka një resurs të mrekullueshmen, ka njerëz që e duan vendin e tyre. Pra një vend me ka shumë burime dhe ne pas 4 vitesh e çojmë bashkinë në faliment”, tha ndër të tjera Qosja.

A do mundet Kavaja të jetë bastion i djathte siç ka qenë?

Fisnik Qosja: Kavaja sot është në pikën e vet më kritike. Kavaja sot lëngon nga keqqeverisja, nga mosmenaxhimi i të ardhurave. Prej 4 vitesh kemi një papërgjegjshmëri totale.

Kryetari i bashkisë së Kavajës nuk është i zgjedhur aty, por është i emëruar. Ai nuk e ka ndjesinë e njerëzve kur të mbështesin dhe kur të kenë në krah. Ai nuk e ka provuar këtë ndjesi dhe nuk do ta provojë kurrë. Më 14 maj atij i mbaron kjo ndjesi dhe nuk ka si ta provojë.

Ju jeni të bindur që Kavaja do të fitojë?

Fisnik Qosja: Janë qytetarët që janë të bindur për këtë ndryshim që do të ndodhë. Unë çdo ditë jam me qytetarët.

Në këto 4 vite ka ndodhur një përgjumje totale, një interes personal i kryetarit aktual të bashkisë. Kavaja ka një resurs të mrekullueshmen, ka njerëz që e duan vendin e tyre. Pra një vend me ka shumë burime dhe ne pas 4 vitesh e çojmë bashkinë në faliment.

Ku ka çaluar puna e kryetarit aktual?

Fisnik Qosja: Puna e këtij kandidati ka çaluar në të gjitha drejtimet. Ky nuk ka ndjeshmëri për qytetin e Kavajës. Kur një punë e bën për interesa nuk ke si ti shërbesh qytetarëve. Kavaja ka një menaxhim të keq të taksave të qytetarëve të Kavajës. Fondet ikin për xhepat e kryetarit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re