Shumë sherre mes adoleshentësh në rrjetet sociale  po  përfundojnë në përleshje fizike dhe deri në vrasje, siç ishte dhe ngjarja e fundit në Gramsh.

Për të parandaluar konflikte të tilla  në 220 shkolla të vendit  janë vendosur  oficerë  sigurie.

Sipas ministrisë së Arsimit ato janë të pranishëm në  gjimnazet me më shumë se 100 gjimnazistë dhe nëntë vjeçaret me mbi 100 nxënës.

Nazmie Shuli  që prej tre muajsh bën këtë punë në shkollën  nëntë vjeçare  “Edit Durham” në Tiranë  thotë se rastet më të vështira për u menaxhuar  janë ato të bullizmit online.

“Rastet më të vështira janë ato që ndodhin nëpër rrjetet sociale, pasi nxënësit nuk i tregojnë si raste. Bullizmi, ofendimet me njeri tjetrin, ku nxjerrin fotot e njëri tjetrit në rrjete të ndryshme”, ka thënë ajo.

Por jo në çdo situatë ja dalin vetëm.  Denada Licaj që prej  vit prej katër vitesh është oficere sigurie në  gjimnazin “Arben Broci”  në Tiranë tregon se kur kërkojnë ndihmën e policisë.

Policë në shkollë nuk ka dhe ne nuk jemi policë, por roli jonë është për parandalimin e problematikave për ti zgjidhur me ndërmjetësim. Ne kemi kontakt të vazhdueshëm me patrullën dhe informojmë për situatat problematikave, pasi roli jonë është parandalimi i këtyre situatave”, është shprehur ndër të tjera ajo.

Në polici pritet të ngrihet një drejtori për kibernetikën. Qëllimi është të kontrollojë atë që ndodh në rrjetet sociale.  Por ndërkohë që kjo  strukturë endë nuk është gati  dhe oficerët  policisë nuk janë të pranishëm në çdo shkollë ashtu si në Gramsh konflikte të tilla është e vështirë të parandalohen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re