Një 23 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Pukës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga një gjykatë italiane.

Në kuadër të operacionit të koduar ”Verdikti” është bërë i mundur ndalimi i Sokol Myftaraj, I cili ishte akuzuar nga Gjykata e Triestes, Itali, për organizim të emigracionit të paligjshëm në kuadër të një grupi kriminal.

Arrestimi i të riut është bërë me qëllim ekstradimi drejt vendit fqinj Italisë.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për ekstradimin e 23 vjeçarit drejt Italisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re