Një 41-vjeçar që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia e Vlorës.
Mësohet se në pranga përfundoi 41-vjeçari K.D, qe akuzohet për kultivim dhe trafik droge.
Ai pritet të ekstradohet drejt Spanjës, ku pritet të vuaj dënimin e tij.
Njoftimi i policisë:
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, një shtetas i kërkuar për kultivim dhe trafikim të narkotikëve.
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, u bë kapja dhe arrestimi, me qëllim ekstradimi, i shtetasit:
K.D., 41 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle, me vendimin e datës 14.12.2020, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Spanjës.
…
/faxweb