Skip to content

Në kërkim ndërkombëtar për trafikim lëndësh narkotike/ Fier, arrestohen tre shtetas

Policia e Fierit ka arrestuar përmes tre operacioneve të koduara ‘Operacionalja’ tre shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Riminit, Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i  narkotikëve”, maksimumi i dënimit: 10 vjet burgim.

Në pranga përfunduan një 22 vjeçar, një 24 vjeçar dhe një 29 vjeçar të tre banues në Fier.

Ata akuzohen se gjatë periudhës qershor-dhjetor 2024, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me shtetas të tjerë, kanë blerë sasi të mëdhaja droge, me qëllim shitjen në qytetin e Riminit.