Remzi Azemi, shtetas i Kosovës, i cili kërkohej në Ekuador për vrasje, është arrestuar në Maqedoni.

 

Azemi ishte i dyshuar për vrasjen e shqiptarit Hidri Ilir, e ndodhur në maj të vitit 2017 në qytetin Guayaquil të Ekuadorit. Siç raporton sot gazeta ekuadoriane El Universo, gjatë procesit hetimor janë grumbulluar prova që dëshmojnë lidhjen e Azemit me këtë krim.

 

Shtetasi i Kosovës ndodhej në listën e të kërkuarve nga INTERPOL-i. Autoritetet ekuadoriane kishin lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj tij në vitin 2021.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re