Skip to content

Në kërkim ndërkombëtar, pranga 35-vjeçarit

Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e policisë Vlorë.

 

35-vjeçari i arrestuar është me inicialet L. (F.) B., banues në Vlorë.

 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Apelit Ancona, Itali me vendimin e datës 26.10.2019, e ka dënuar me 5 vite e 6 muaj burg, për veprat penale “Tentativë vrasjeje” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, sipas Kodit Penal italian.

 

Ndërkohë vijojnë veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt shtetit italian.