KORÇË- Një 37-vjecar nga Burreli është ndaluar ditën e sotme në pikën kufitare në Kapshticë. Ai ishte shpallur në kërkim për dhunë në familje dhe se Gjykata e Matit kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

 

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, ndaluan shtetasin në kërkim B. S., 37 vjeç, banues në Burrel, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, me vendimin e datës 08.08.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.”, thuhet në njoftim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re