Policia ka vënë në pranga një 35-vjeçar në pikë kufitare të Kapshticës.

I riu, banues në Gramsh, ishte shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:

I shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kapet si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e PKK Kapshticë dhe vihet në pranga 35-vjeçari.

Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera intensivisht nga Policia e Elbasanit, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, dhe i hetimeve të ndjekura me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit që prodhojnë dhe/ose shesin lëndë narkotike, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Elbasan ndaluan shtetasi, 35 vjeç, banues në Gramsh, i shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ky shtetas është kapur si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e PKK Kapshticë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re