FIER- Policia e Fierit ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim për mashtrim dhe falsifikim që në mars të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Policisë Fier, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Avdul Kuçi, 48 vjeç, banues në Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 23.03.2017 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrim” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.

(m.k/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re