Policia e Tiranës ka arrestuar dy shtetas që ishin në kërkim, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”.

Në Unazën e re është arrestuar një 35-vjeçar, pasi ndaj tij gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ndërsa në Kashar u kap dhe ndalua shtetasi Gj. L., 44 vjeç, banues ne Tiranë, shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Vijojnë kontrollet intensive në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”.

Kapen dhe vihen në pranga, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, dy shtetas të shpallur në kërkim për mashtrim dhe vepra penale në fushën e narkotikëve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e dy shtetasve në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara:

▪️Në Unazë të Re, u kap dhe ndalua shtetasi E. C., 35 vjeç, banues ne Tiranë. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar 35-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, per veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

▪️Në Kashar, u kap dhe ndalua shtetasi Gj. L., 44 vjeç, banues ne Tiranë, shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.

Megaoperacioni “Sundimi i ligjit” vazhdon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re