Në kuadër të operacionit “Catch”, policia ka vënë në pranga dy të rinj, të cilët ishin në kërkim, pasi ndaj tyre Gjykata e Tiranës, i ka dënuar me burgim, për prodhim/shitje narkotikësh.

Foto ilustruese

I riu me iniciale D. Sh., është dënuar me 2 vjet e gjysmë burgim, ndërsa 23-vjeçari me iniciale J.H., është dënuar me 1 vit e 2 muaj burgim.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar “Catch”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Kapen 2 shtetas të dënuar nga Gjykata e Tiranës, me burgim, për prodhim/shitje narkotikësh.

Forca e Posaçme Operacionale e DVP Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve, si rezultat i kontrolleve dhe punës së inteligjencës policore, të kryera në vijim të operacionit “Catch”, kapi dhe vuri në pranga shtetasit e shpallur në kërkim:

-D. Sh., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 2 vjet e gjysmë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

-J. H., 23 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 vit e 2 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko