Policia ka vënë në pranga një 24-vjeçar në Burrel, i cili ishte i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitja e narkotikëve.

Gjykata e Tiranë e ka dënuar këtë shtetas, me 2 vite e 7 muaj e 16 ditë burg, për këtë vepër penale.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe vihet në pranga një 24-vjeçar, i shpallur në kërkim, i dënuar me 2 vite e 7 muaj burgim, për prodhim dhe shitja e narkotikëve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kapën në qytetin e Burrelit, dhe ndaluan shtetasin J.C., 24 vjeç, banues në Burrel. Gjykata e Tiranë e ka dënuar këtë shtetas, me 2 vite e 7 muaj e 16 ditë burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko