Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re

Një person është arrestuar në Elbasan, në kuadër të operacionit policor të koduar “Plani”.

Sipas informacioneve të policisë, mësohet se në pranga u vu një 23-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për tentativë për vrasje.

I riu, më datë 26.05.2023, kërkonte të vriste një 24-vjeçar të dënuar 2 herë më parë, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, me të cilin ishte konfliktuar më parë.

Në pamundësi për të realizuar planin e tij për vrasjen e 24-vjeçarit, si rezultat i presionit të shtimit të shërbimeve në terren, ai ka hedhur armën e zjarrit në rrugë dhe është larguar.

Ndërkaq, në pranga ka rënë edhe një 24-vjeçar, i cili nuk ka kallëzuar krimin për armën dhe drogën e gjetur në banesën e autorit.

Gjithashtu, u bë edhe shpallja në kërkim e një tjetër personi, i cili ka lidhje shoqërore me 23-vjeçarin e arrestuar për vrasje në tentativë/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re