Skip to content

Në kërkim për tentativë vrasje, kush është shkodrani i arrestuar

SHKODER- Nje 48 vjeçar ka rene ne prangat e policise se Shkodres, pasi ishte denuar me 16 vite burg për “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” e “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Burime zyrtare thane se behet fjale per Dedë Lufaj, banues në fshatin Vuksanaj.

Ndalimi i Lufajt u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, më datë 18.02.2016 ka lënë në fuqi vendim e Gjykatës së Apelit Shkodër, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 16 vite burg për veprën penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” e “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Ky shtetas me datë 4 korrik të 2014-ës në lagjen Dedaj, fshati Vuksanaj-Shalë ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të shtetasve N. L., Z. L. dhe Sh. L. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.
(ed.me/BalkanWeb)