Finalizohet operacioni policor i koduar “Catch 5”, si rezultat i kontrolleve dhe punës së inteligjencës policore, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Lokalizohen dhe vihen në pranga 5 shtetas, të kërkuar për vepra të ndryshme penale. Konkretisht:

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kapën dhe ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, A. D., 45 vjeç dhe B. D., 70 vjeç, babë e bir. Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar ndalimin e tyre, pasi më 09.01.2025, në rrugën “Ndre Mjeda”, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me shtetasin D. M., 45 vjeç. Ky i fundit u arrestua menjëherë pas rastit, pasi dyshohet se gjatë këtij konflikti, dëmtoi me mjet prerës, 70-vjeçarin;

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Vlorë, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, A. Xh., 40 vjeç, me masë sigurie “Arrest në burg”, nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Vjedhja”;

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, A. Sh., 43 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar me 1 muaj burgim, nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”;

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, E. L., 61 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar me 2 muaj burgim, nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

lajm ne perditesim…

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re