
26-vjeçari Armando Marku, i kërkuar nga Britania e Madhe për vrasje, është dorëzuar në Policinë e Tiranës.
Krimi për te cilin akuzohet është kryer në 2019, në Harlepool, ku viktimë mbeti Hemawand Ali Hussein, ish snajperist kurd.
Për këtë ngjarje, në Bruksel, në muajin dhjetor, është arrestuar edhe shqiptari Sajmir Dodoveci.
Lidhur me vrasjen, që dyshohet se e ka bërë Marku, janë dënuar edhe 4 persona të tjerë.
Eugert Merizaj, 33 vjeç, me 32 vjet burg; Noza Saffari, 42 vjeç, u dënua me 15 vjet burg; Dorian Pirija, 36 vjeç, u dënua me 19 vjet burg si edhe Qazim Marku, 28 vjeç, u dënua me 19 vjet burg.
