Një i moshuar, 82-vjeç, është gjetur sot, më 5 janar 2026 i pajetë në një ullishtë në fshatin Vidhas.

Ai ishte në kërkim prej datës 1 janar, pasi ishin njoftuar blutë se ai ishte larguar nga banesa e tij, në lagjen “5 Maji”.

I moshuari vuante nga demenca e dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 01.01.2026, për largimin nga banesa të shtetasit A. A., 82 vjeç, banues në lagjen “5 Maji”, i cili vuante nga demenca, informojmë se më datë 04.01.2026, si rezultat i kërkimeve në bashkëpunim me familjarët e 82-vjeçarit, është gjetur trupi i pajetë i tij, në një ullishtë në fshatin Vidhas. Ai dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale“, njofton policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re