SHIJAK- Një person i shpallur në kërkim kombëtar për disa vepra penale, është arrestuar ditën e sotme nga policia e Shijakut. Shtetasi Arben Haxhihyseni 48 vjeç, banues në Elbasan, është shpallur në kërkim në vitin 2014, pasi është dënuar nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan me 1 vit, 10 muaj e 15 ditë burg, për veprën penale “Vrasja”.

Më pas, në vitin 2017 (ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim), Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar me 6 vite burg për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie e kryer në bashkëpunim”.

Mësohet se Haxhihyesi është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës.

Sakaq, materialet në ngarkim të tij për veprime të mëtejshme i kaluan Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan për ekzekutimin e vendimeve penale.

(BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re