Është gjetur mëngjesin e sotëm trupi i pajetë i të moshuarit Nasi Xhoxhi.

 

 

78- vjecari kishte rezultuar i humbur prej dy ditësh  teksa kishte shkuar për të peshkuar. Denoncimi për humbjen e tij u krye nga familjarët në sallën operative të Policisë Fier.

 

 

Ka qene djali i te moshuarit Altin Xhoxhi , ai i cili ditën e djeshme në një prononcim për mediat ka kërkuar ndihmën e shtetit për gjetjen e trupit të babait të tij. Pas ndërhyrjes së Policisë Kufitare kërkimet kanë vijuar përgjatë gjithë ditës së djeshme, por pa rezultat.

 

 

Trupi i pajetë i të moshuarit Nasi Xhoxhi është gjetur nga familjarët rreth orës 6:30 të mëngjesit të sotëm 500 metra larg bregut.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re