Nëse nuk keni plotësuar ende aplikimin për lotarinë edhe pse jeni në kërkim të ëndrrës amerikane, sot është afati i fundit. Ambasada Amerikane në Tiranë përmes një mesazhi në ‘Facebook’ i kujton të gjithë se aplikimet mund bëhen deri në orën 17:00.

“️ | Sot është dita e fundit për të dorëzuar aplikimin e lotarisë DV2021! Mos harroni – secili anëtar i familjes tuaj, i cili plotëson kriteret kualifikuese, mundet të dorëzojë aplikimin e tij ose të saj! #PyetAnen”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2021 nisën më 2 tetor 2019 në mesditë 12:00.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re