Personi që ndihmoi shtetin shqiptar në kampin Al-Hawl nëpërmjet A2 Cnn duke siguruar dhe vendodhjen e shqiptarëve i është rrezikuar jeta.

A2 CNN për arsye sigurie nuk bën të ditur emrin e saj ndërsa pas daljes ajo u detyrua të lintë fëmijët dhe të futej sërish në kampin Al-Hawl në kërkim të jetimëve.

I gjithë operacioni në bashkëpunim dhe me forcat kurde u vu në rrezik ndërsa vetëm 1 jetim u arrit të nxirrej e 8 të tjerë mbetën në kampin famëkeq.

Komunikimi u bë në një kohë që strukturat ligjzbatuese shqiptare ende nuk ishin futur në kamp ndërsa vetëm ushtarët kurdë bënin nxjerrjen e familjeve shqiptare.

Prej disa ditësh autoritete thonë se tashmë shqiptarët në momentin e parë që do të pikasen nga forcat kurde do të nxirren nga kampi por dicka e tillë nuk po ndodh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re