Megjithëse vrasja e 28-vjecarit Mario Majollari eshte zbardhur, policia ende nuk ka rënë në gjurmët e vrasësit. Prej 4 ditësh uniformat blu kane nisur një sërë kontrollesh në zonën e Dajtit, aty ku dhe dyshohet se fshihet Kastriot Gjuzi 40 vjecari i cili qëlloi për vdekje të riun për motive hakmarrjeje.

 

Disa operacione janë zhvilluar në zonën e Qafë Mollës, Qafë Priskës në Shëngjergj apo dhe në fshatrat përreth,  por ende nuk është gjendur autori.

 

Policia beri me dije se 40 vjecari disa ditë para ekzekutimit ishte fiksuar nga kamerat e sigurisë së disa bizneseve ne vendngjarje dhe dyshohet se studionte terrenin.

 

Në vitin 2000 babai i Marios, Avni Majollari u akuzua për vrasje të dyfishtë në zonën e Dajtit. Njëri prej viktimave ishte Ilir Gjuzi vëllai i Kastriot Gjuzit. Avni Majollari u arrestua 14 vite pas krimit të rëndë, ndërsa vuan dënimin me burgim të përjetshëm.

 

Ndonëse Avni Majollari ishte i divorcuar dhe kishte braktisur djalin e tij Kastriot Gjuzi nuk hoqi dorë nga hakmarrja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re