DURRËS- Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, Policia Operacionale ka zhvilluar disa kontrolle në zonën e Sukthit.

Objekt kontrollesh janë bërë banesat e Rrumit të Shijakut dhe të afërmve te tij. Rrumi mendohet se jeton në Gjermani, por kishte dyshime se ai ditët e fundit ishte kthyer në Sukth.

Për këtë arsye janë organizuar operacionet. Pëllumb Muharremi (Rrumi) ishte në makinë me prokurorin Arjan Ndoj kur iu bë atentat, ndërsa mbeti i vdekur shoferi i prokurorit. Rrumi është kreu i një bande në Sukth, i dyshuar si i përfshirë në disa vepra penale.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re