Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot se në këshillin bashkiak të Tiranës pritet të kalojë një vendim për 600 milionë lekë për Zotin dhe Mertirin.

Në konferencën e përbashkët me gazetarët, Berisha i bëri thirrje qytetarëve që të mos lejojnë që mbledhjet e këshillave bashkiakë në të gjitha qytetet të bëhen me dyer të mbyllura.

“Çdo ditë që kalon amnistia e Erion Velisë, nxin si monumenti më i shëmtuar dhe i turpshëm i kontrollit të drejtësisë dhe triumfit të padrejtësisë.

Erion Veliaj kërkon të kalojë sot në një mbledhje të mbyllur dhe me këtë rast u bëj thirrje këshilltarëve të opozitës në Tiranë dhe mbarë Shqipërinë të mos lejojë mbajtjen e asnjë mbledhje këshilli bashkiak me dyer të mbyllura.

Duke mbyllur sallat e parlamenteve lokale kryetarët mafiozë të zgjedhur me vota të vjedhura duan të fshehin krimet e tyre të vazhdueshme.

Ju bëj thirrje mediave të përcjellin cdo mbledhje të këshillit bashkiak. Ju bëj thirrje qytetarëve që të imponojnë me protesta dhe të gjitha format që mos mbyllen mbledhjet e këshillave bashkiake.

Sot Veliaj kalon në këshillin bashkiak vendimin per 600 mln lekë të tjera në kompanie e tij me pronarë në letra Zoto dhe Mertiri, 6 mln euro kalon ky mafioz duke zhvatur qytetarët shqiptarë më tarifën 29 euro tonin në një kohë kur kontrata parashikon 11 euro.

U bëj thirrje qytetarëve që ta kapim për zverku dhe ta cojmë aty ku e ka vendin, tek dera e burgut. Nëse presim për SKAPIN ju garantoj që ai do të bëhet edhe kryeministër i Shqipërisë në mendjen e tij”, tha Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re