Home TE TJERA STILJETE Në këtë qytet nuk lejohet të reklamohet mishi, ja arsyeja

Në këtë qytet nuk lejohet të reklamohet mishi, ja arsyeja

0
Në këtë qytet nuk lejohet të reklamohet mishi, ja arsyeja

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Në këtë qytet është e ndaluar të bëhen reklama mishi.

 

Qyteti holandez i Haarlemit ka vendosur që të ndalojë reklamimin e mishit në rrugët e tij.

Siç kanë bërë tashmë edhe qytetet e tjera holandeze me reklamat e linjave ajrore dhe karburanteve, Haarlem dëshiron të reduktojë ngrohjen globale duke ndaluar reklamimin e produkteve të mishit, një masë që do të hyjë në fuqi në vitin 2024, sipas EuroNews.

Ziggy Klazes, një këshilltar për partinë GroenLinks që paraqiti mocionin, siguroi se qëllimi është të ndalohet “kryesisht reklamimi i mishit që vjen nga industria e madhe, në të cilën hyjnë restorantet e ushqimit të shpejtë në hapësirat reklamuese të kontrolluara nga autoritetet lokale, të tilla si stacionet e autobusëve ose marketet”.

“Nuk kemi problem as me fermerët që prodhojnë mish në shkallë shumë të vogël, as me ata që hanë mish origjinal. Thjesht duam që njerëzit të bëjnë zgjedhjen e duhur, jo të zgjedhin mishin e prodhuar me çmim të lirë, i cili më pas kushton shumë për t’u konsumuar dhe që dëmtojnë planetin”, -shpjegoi Klazes.

Mocioni u prezantua në nëntor 2021 dhe këshilli i qytetit e miratoi atë vetëm disa javë më parë, por ligjshmëria e një plani të paprecedentë në mbarë botën ende është duke u studiuar.

Menjëherë ra alarmi në Haarlem: disa dyqane besonin se nuk mund të reklamonin më salsiçet dhe duhet të hiqnin tabelat nga fasadat e tyre dhe se supermarketet nuk do të reklamonin promocionet e produkteve të tyre të mishit.

Kjo nisme e re do të prekte vetëm blektorinë industriale të kafshëve, nuk do të prek biznesmenët e qytetit, si kasapët me mish origjinal.

/shkollaeshendetit.com

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë