Home Kuriozitete Në këtë qytet shqiptarët jetojnë më së gjati

Në këtë qytet shqiptarët jetojnë më së gjati

0

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Instituti i Statistikave ka sjellë një skamin të të dhënave demografike në vend, që nga viti 2012 e deri në vitin 2016.
Kështu, mosha mesatare e vdekjeve për vitin 2016 është 73.7 vjeç. Qarku i Kukësit ka një shmangie të dukshme, duke u klasifikuar kështu në qarkun me moshën mesatare më të ulët të vdekjeve, 70.7 vjeç.
E kundërta ndodh me Qarkun e Gjirokastrës, që gjithashtu ka shmangie në drejtim të kundërt, me një moshë mesatare vdekjeje 76.7 vjeç.
Qarqet e tjera të vendit janë ndarë në numër të barbartë, 5 me 5 mes vlerës mesatare kombëtare, por luhatja është mjaft e vogël.
E njëjta gjë mund të thuhet për Tiranën dhe Durrësin, dy qarqet ku është përqendruar pjesa më madhe e popullisë.
Në vitin 2016, në totalin e popullsisë mesatare të Shqipërisë, të rinjtë 0-14 vjeç zënë rreth 18% të totalit, ndërsa popullsia në moshë pune 15-64 vjeç zë rreth dy të tretat, 69%, duke lënë kështu vetëm 13% të popullsisë mbi moshën 65 vjeç.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë