Kryeministri Edi Rama është pyetur mbrëmjen e sotme rreth vizitës me avion në Francë javën e kaluar ku ka treguar se është takuar me njerëzit e afërt të Presidentit të Emmanuel Macron.

Rama tha në “Opinion” se ka qenë takim informal, ndërsa sqarimin se ka bërë një udhëtim kur kufijtë për njerëzit normal janë të mbyllur, ai tha se në këtë rast ai nuk është njeri normal.

“Kufijtë janë të mbyllur unë kam kaluar në mënyrë klandestine. Unë shkova me avion si u ula me kufij të mbyllur? Në këtë rast nuk jam njeri normal, jam kryeministër i Shqipërisë. Kam shkuar ditën e premte pasdite, kam pasur takim të rëndësishëm informal pune dhe jam kthyer të shtunën. Me njerëzit e presidentit të Francës, çfarë kërkoni më, takimet informale nuk tregohen”, tha Rama

Kryeministri është akùzuar nga Partia Demokratike se ka kaluar fundjavën në Paris duke bërë udhëtim turistik me taksat e shqiptarëve, ndërsa ka përdorur personalisht një nga avionët e “Air Albania”

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re