Një fshat gjerman ka nivel dyfish më të lartë të kancerit nga mesatarja shtetërore.
Edhe pse me vetëm 1500 banorë, fshati Wewelsfleth është bërë i famshëm në botë, por jo për të mirë.
Në fakt, në qytetin gjerman madje çdo dhjetë banorë vuajnë nga një formë e kancerit – kështu që pothuajse çdo familje jeton me dikë që ka këtë diagnozë.
Megjithëse kanceri është padyshim një sëmundje në rritje, nuk dihet shkaku i saktë pse një numër kaq i madh njerëzish është prekur prej tij, shkruan IBTimes.
Sipas statistikave, të gjithë banorët në Wewelsfleth kanë dy herë më shumë shanse për këtë diagnozë sesa njerëzit nga pjesa tjetër e Gjermanisë.
Disa fshatarë konsiderojnë se ka tre stacione të energjisë bërthamore afër.
Por Universiteti i Lübeck ka bërë një hulumtim në uzinën e energjisë bërthamore, por ajo nuk është konstatuar si shkaktar i vërtetë i kancerit.
Në Wewelsfleth, numri më i madh i vdekjeve shkaktohet nga kanceri i gjirit, mushkërive, zorrës së trashë dhe stomakut/KP/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re