Largohen barrikadat e vendosura para shumë vitesh në kuadër të masave të sigurisë në rrugë kryesore dhe lagje të shumta në Kirkuk të Irakut.
Komandanti i Divizionit të 2-të të Forcave Policore në luftën Kundër Terrorizmit, forca të qeverisë qendrore në Irak, Maan es-Saadi, në një deklaratë tha se “Ne po i largojmë barrikadat nga vende të shumta të qytetit, pa ndikuar institucionet dhe organizatat në aspektin e sigurisë”.
Ai tha se hapi për largimin e barrikadave është ndërmarrë pas kërkesave të shumta të qytetarëve, në koordinim me qeverinë lokale në Kirkuk, shkruan aa.
“Do të largohen të gjitha barrierat të cilat me vite të tëra kanë shkaktuar ndërprerje të trafikut dhe rrëmujë. Në etapën e parë kemi larguar barrikadat prej betoni 200 metra larg prej ndërtesës së zyrës së guvernatorit të Kirkukut”, tha Saadi.
Pas incidenteve të dhunës të cilat shënuan rritje pas vitit 2003, në Kirkuk ishin vendosur barrikada prej betoni në lagje të shumta të qytetit. //.


