Eksperti i ekonomisë pranë Partisë Demokratike Dorian Teliti i ftuar në emsionin “Pasdite më Xhaxhiun” foli ne lidhje me situatën e ekonomike që po përjeton vendi pas pandemisë së COVID-19, ku sipas tij është kriza ekonomike është thelluar dhe shqiptarët janë varfëruar.

Teliti tha se qeveria ka dhënë afërsit 10 euro për frymë gjatë kohës së pandemisë, ndërkohë që theksoi se situata mund të menaxhohej më mirë, por kjo qeveri nuk dëshironte.

Po ashtu Teliti tha se afërsisht më shumë se 61 mijë njerëz kanë humbur vendin e punës dhe se skema e qeverisë ka dështuar.

“Janë paguar 230 mijë persona me një pagesë minimale për disa muaj. Duhet të ishte më e lartë si shifër. Rama ka dhënë vetëm një të 25-tën të buxhetit për koronavirusin. Kemi qenë vendi i fundit në rajon për mbështetje ndaj njerëzve dhe bizneseve. Qeveria ka dhënë afërisht ndihmë 10 euro për frymë. Kanë ekzistuar të gjitha mundësitë që qeveria të jepte më shumë para e menaxhohej kriza. Qeveria duhet t’i siguronte biznesit të madh likuiditet. Më shumë se 61 mijë njerëz kanë humbur vendin e punës e i bie që skema ka dështuar.

BB-re ka thënë se Shqipëria do kthehet pas, 10 deri 15 vjet, nga Covid-19. Edhe vendet e rajonit e bënë, financuan fuqishëm qytetarët e bizneset për t’u kthyer sërish në gjendje stabile.”- tha Teliti.I pyetur nëse Partia Demokratike ka një plan për ndëshkimin e personave që kanë abuzuar me paratë e buxhetit të shtetit, Teliti tha se lideri i opozitës në momentin që bën një premtim ka prezantuar edhe skemën konkrete.

“PD lideri i opozitës nuk ka ngelur vetëm në nivelet e raportimit, se do të ndëshkojë ato që kanë vjedhur. Në momentin që bëhet një premtim është prezantuar dhe skema konkrete si kjo do të bëhet realitet. Çdo gjë do të kalohet në sitë, në momentin që një person i administratës publike do të konstatohet me vendim të gjykatës, do të ndëshkohet. Ne duam të kemi një shtet normal, duke shpresuar dhe sistemi gjyqësor të marrë vendimet e duhuar për sa i përket keqadministrimit të 7 viteve të fundit.

Në momentin që do të konstatohet nga SPAK, ato para do të kthehen menjeherë në buxhetin e shtetit.”- tha Teliti.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re