Në konferencën e donatorëve të Bashkimit Evropian (BE) janë mbledhur mbi 7 miliardë euro për të mbështetur Türkiyen dhe Sirinë pas tërmeteve të fuqishme të muajin të kaluar.

“Premtimet totale arrijnë në 7 miliardë euro”, njoftoi kryeministri suedez, Ulf Kristersson, në fund të Konferencës Ndërkombëtare të Donatorëve me sloganin “Së bashku për popullin në Türkiye dhe Siri”.

Kristersson tha se mbledhja e fondeve e “ka arritur qëllimin”.

Gjithashtu edhe presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, përshëndeti zotimet.

“Faleminderit shumë që u treguat popujve të Sirisë dhe Türkiyes se ata nuk janë vetëm, se ne kujdesemi, ne jemi këtu për të ndihmuar”, tha von der Leyen.

Vetëm Komisioni Evropian premtoi 1 miliard euro për rindërtimin në Türkiye dhe një paketë të mëtejshme prej 108 milionë eurosh për ndihmën humanitare dhe rimëkëmbjen e hershme në Siri.

Më 6 shkurt, dy tërmete me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë goditën Türkiyen jugore dhe juglindore, duke marrë jetën e mbi 50 mijë njerëzve.

Rreth 13.5 milionë njerëz u prekën nga tërmeti që tronditi 11 provinca turke.

Po ashtu edhe në Sirinë fqinje të paktën 4.500 njerëz humbën jetën, si dhe mbi 8.700 të tjerë u plagosën.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re