Në Konferencën e organizuar me rastin e 20 vjetorit të krijimit të Shoqatës Shqiptare të Bankave, vlerësova kontributin e çmuar që sistemi bankar jep si një mjet i rëndësishëm i nxitjes së kursimeve të shqiptarëve, por dhe rritjes së ekonomisë së vendit.
Gjithashtu theksova domosdoshmërinë e rritjes së kredimit, jo vetëm në favor të zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm të vendit, por dhe si një aktivitet bazë i rëndësishëm për vetë bankat.
