Në konferencën për mbështetjen ndaj sirianëve që u zhvillua bashkërisht nga Kombet e Bashkuara (OKB) dhe Bashkimi Evropian (BE) u fol specifikisht për mikpritjen e Turqisë ndaj refugjatëve sirianë.

Në deklaratën e përbashkët të publikuar në përfundim të Konferencës së 5-të të Brukselit me titull “Konferenca për Mbështetjen e të Ardhmes së Sirisë dhe Rajonit” që u zhvillua nëpërmjet videokonferencës, u rikujtua se Turqia është vendi që ka mirëpritur më shumë refugjatë në botë.

Turqia me mundësitë si shëndetësi, arsim, shërbime sociale dhe shërbime bashkiake për refugjatët ka siguruar mundësi në pjesëmarrjen e tregut të fuqisë punëtore, thuhet në deklaratën në të cilën theksohet se “Turqia mban mbi shpatulla pjesën më të madhe të kostove lidhur me refugjatët”.

Pasi potencohet se Turqia ka treguar përpjekje intensive për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19 dhe se në këtë ka përfshirë edhe refugjatët, në deklaratë thuhet se “Konferenca gjithashtu ka vlerësuar përpjekjet e Turqisë që refugjatët të jenë të vetëmjaftueshëm dhe për të mbështetur përshtatjen e tyre sociale”.

Në deklaratën e përbashkët po ashtu thuhet se përgjigja gjithëpërfshirëse që Turqia ka dhënë kundër krizës së refugjatëve vazhdon të reflektojë në praktikat e mira, leksionet e nxjerra dhe përvojat e çmuara.

Komuniteti ndërkombëtar premtoi një ndihmë prej 6,4 miliardë dollarësh në konferencën që OKB-ja me BE-në organizuan për të mbështetur sirianët brenda Sirisë dhe ata që ndodhen në vendet e rajonit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re