Azerbajxhani ka konfirmuar se shtatë ushtarë azerbajxhanas u martirizuan dhe dhjetë të tjerë u plagosën në konfliktet që ndodhën dje në kufirin me Armeninë.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se në konfliktet që u paraqitën si pasojë e provokimeve të ushtrisë armene në kufi humbën jetën shtatë ushtarë, përfshirë një toger, si dhe u plagosën dhjetë ushtarë të tjerë.

Po ashtu thuhet se provokimi i Armenisë ka rezultuar pa sukses dhe se që nga mbrëmë situata në kufi është normalizuar.

Në njoftim u shprehën ngushëllime për familjet dhe të afërmit e ushtarëve dëshmorë, si dhe u theksua se e gjithë përgjegjësia e këtyre përjetimeve i përket qeverisë së Jerevanit.

Ushtria e Armenisë duke marrë nën kontroll disa lartësira në kufi me qëllimin për të arritur pozicione më të favorshme, filloi dje një operacion në drejtim të rajonit Laçin dhe Kalbajar.

Po ashtu edhe ushtria e Azerbajxhanit filloi operacion në të njëjtin drejtim dhe parandaloi sulmet e Armenisë.

Me ndërhyrjen e Rusisë konfliktet u ndërprenë dhe u shpall armëpushimi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re