Kryetari i PBDNJ Vangjel Dule ka habitur me qendrimin e tij, teksa është shprehur se po pret lëvizjen e Partisë Socialiste për të vendosur qarkun se ku do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit.

Ai u shpreh në “Log” se PS po kandidon e vetme për shkak se nuk ka asnjë aleat, ndërsa shtoi se politika që ka ndjekur kjo parti e ka tkurrur atë.

“Besoj se marrëveshja me PD është zgjidhur në shumicën e detajeve të veta. Akoma nuk është vendosur se ku do të jetë kandidatura ime konkrete.

Ti shikojmë pak gjërat me radhë. Jemi duke diskutuar për themelet e një Kodi Zgjedhor.

Kemi dy kategori të ndryshme. Juve keni si prioritet lajmin, ndërsa zoti Mediu, unë, PD kërkojmë thelbin e çështjes. Ne nuk do shkojmë në një bashkëpunim vetëm për mbledhje votash.

PS nuk e ka zgjedhje të vetën që të kandidojë e vetme. Nuk ka asnjë aleat. E majta nuk është shuar.

Kemi LSI, partinë Demokracia Sociale. PS me politikën që ka ndjekur është jo vetëm e izoluar, por duke u tkurrur. Nuk ka zgjidhje tjetër përveç kandidimit e vetme.

Unë do të jem aty në varësi edhe të lëvizjeve të PS, aty ku kandidatura ime do të arrijë të maksimalizojë votat në funksion të koalicionit”, tha Dule.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re