Skip to content

Në Korçë kampionati nis me gure dhe gola, fiton Skënderbeu

flakadane ne fushe

Kategoria Superiore ka hapur siparin dhe kampionët në fuqi ia dalin të fitojnë përballë Partizanit në Korçë. Pavarsisht dënimit të UEFA-s dhe ndryshimeve në skuadër sërish Skënderbeu ia del të bëj më të mirën në premierë.

Një ndeshje e rivalizuar në fushë por edhe shumë e ndezur në tribuna ku nuk mungojnë ngacmimet por edhe guret mes tifozerive sa mund të vendoset në dyshim vendimi mbi heqjen e policëve nga tribunat.

Ndeshja vendoset vetëm në fund kur Bregu fiton një penallti që realizohet në mënyrën më të mirë nga Gjergji Muzaka. Kështu Skënderbeu e nis me fitore dhe menjëherë u hedh dorashkën rivalëve që e kishin menduar si një skuadër të mbaruar./Berati.TV

Skënderbeu 1-0 Partizani

Shënues: Muzaka 90’+1’(pen)