Java e parë e korrikut do të shënojë qarkullimin e plotë në disa prej akseve rrugore turistike drejt jugut të vendit. Autoriteti Rrugorë Shqiptarë thotë në dy prej tyre, siç është Bypassi i Vlorës dhe Kardhiq -Delvinë rruga do të jetë tërësisht e aksesueshme.

 

Ne kemi menduar që në javën e parë të korrikut të jemi gati me Bypassin e Vlorës, e cili është në fazën përfundimtarë të punimeve, kryesisht në Kaninë.

 

 

Segmenti i dytë është ai i tunelit të Skarficës në rrugën Kardhiq- Delvinë, ky sipas të dhënave punimet janë në fazën e vëndosjes së sinjalistës dhe rruga do të jetë e aksesueshme në mënyrë të plotë nga të dy drejtimet.

 

 

Rruga do të jetë e hapur si ata që vijnë nga Gjirokastra si dhe ata që vijnë nga Vlora. Jemi në betonizimin e fundit të tunelit ndërsa po vendosim dhe sinjalistikën horizontale dhe atë vertikale.

 

 

Segmenti I tretë që është në funksion të lëvizjes drejt jugut është dhe Orikum Dukat, por në këtë aks do të jetë vetëm për 6 km e para.

 

 

Bëhet fjalë për gjurmën ekzistuese në të cilën është ndërhyrë dhe janë gati 6 kilometrat e para. Më pas punimet do të vijojë gjatë verës përgjatë lumit, pa afektuar trafikun e mjeteve.

 

 

Por afatet e punëve publike janë vënë në pikëpyetje edhe për shkak të rritjes së ndjeshme të çmimeve për produktet e ndërtimit. Ndaj dhe pritet që të zbardhet  akti normativ për kompensimin deri në 30 % të çmimeve të rritura.

 

 

Ka patur një stepje të operatorëve ekonomikë lidhur paqartësinë e mëtejshme. Fakti që çmimet janë luhatur ndjeshëm, nuk ka rëndësi të larta apo të ulta, por ato janë në luhatje të vazhdueshme ka bërë që operatorët ekonomikë të qëndrojnë pezull në punët e tyre.

 

Qeveria miratoi që për shkak të rritjes së çmimeve, të hekurit, çimentos, tubacioneve etje kontrata publike të kompensohen nga 5deri në 30%, por mbeten të përcaktohen çmimet mesatare të një viti më parë për të bërë vlerësimin e punimeve dhe impaktin e çmimeve të reja.