“Ne në Kosovë i kemi ndërruar mbi 5 kryemininstra këto 12 vite të fundit, ju jeni bërë vend dikatorial”, ishte një ndër komentet që ndjekësit i bënë sot kryeministrit Edi Rama në rubrikën “Sy më Sy” në Facebook.
Lidhur me këtë koment, kryeministri Rama u përgjigj duke dhënë shembuj të qeverisjeve në vendet perëndimore.

“Të duket diktaturë Gjermania ty? Gjermani ka pas 2 kancelarë në katër mandate. Holanada për shembull diktaturë të duket që kryeministrin e vetë e kishte 4 mandate. Zgjedh populli i dashur Bardhyl, të tjerat janë dokrahina”, tha Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko