Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç këtë të mërkurë sëbashku me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti kanë zhvilluar një vizitë zyrtare në Gjermani.

Vuçiç në një intervistë të dhënë për mediat gjermane është shprehur se pak politikanë të huaj që e njohin Vladimir Putinin janë më të mirë se Aleksandër Vuçiç, duke vënë në dukje se “pothuajse asnjë politikan i huaj nuk është takuar kaq shpesh me Putinin”.

Ai është shprehur se e ka takuar 19 herë Putin më shumë se çdo politikan tjetër ndërkombëtar. Ndërkaq kreu serb i shtetit në fjalën e tij është shprehur se në takimin e fundit që ka pasur me të në nëntor të vitit të kaluar nuk ka folur në lidhje me Ukrainën.

Ndër të tjera në intervistën me Vuçiç gazetarët gjermanë u përpoqën që të kuptojnë se pse Putini po sillet kështu tani, duke ndërprerë marrëdhëniet me shumicën e vendeve evropiane:

“Unë dëgjoj dhe lexoj atë që thotë. Ai tregon motivet e tij, por kjo nuk do të thotë se të veprojë në Ukrainë mund të justifikohet”, tha ai.
Gjithashtu Vuçiç në fjalën e tij ka theksuar se Putin e thekson zgjerimin e NATO-s në lindje.

“Putini e përmend qartë zgjerimin e NATO-s në lindje. Pavarësisht nga kjo, unë dhe Serbia dënojmë shkeljen e ligjit ndërkombëtar dhe luftën në Ukrainë. Ndihem i detyruar të mbështes ligjin ndërkombëtar. Këtë e bëri Serbia. Mos harroni, ne u sulmuam nga NATO në 1999, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe pa mandat të OKB-së, dhe ne kemi vuajtur shumë. Kjo është një nga arsyet pse Serbia mbështeti dy rezoluta të OKB-së dhe dënoi luftën në Ukrainë.”, është shprehur ai.
Ndërkohë pyetjes së gazetarëve se “Milosheviqi ka kryer agresion ndaj Kosovës në vitin 1999”, Vuçiç kujton se Putin e krahasoi situatën në Donbas me situatën në Kosovë disa ditë më parë.

“Ai përdor shembullin e Kosovës dhe vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë si një precedent për të justifikuar veprimet e tij në Donbas dhe pjesë të tjera të Ukrainës”, tha presidenti serb.

Gjithashtu ai ka deklaruar se në Kosovë nuk është kryer gjenocid.

Vuçiç në intervistën e tij ka folur edhe për pritshmëritë që ai ka nga takimi me kancelarun gjerman Olaf Scholz, të cilin e ka takuar në 2016 dhe pohon se ka qenë “nga të paktët” që “e ka dëgjuar me vëmendje”.

“Ne i jemi shumë mirënjohës atij që u tregoi vendeve të ish-Jugosllavisë në lidhje me anëtarësimin e mundshëm në BE. Ai madje e cilësoi sjelljen e BE-së ndaj atyre vendeve si të papranueshme. Unë e marr shumë seriozisht dhe kjo na jep shpresë. Populli ynë dëgjon vetëm një gjë nga BE-ja: Serbia të njohë Kosovën si të pavarur. Shumë serbë janë të lodhur nga kjo, sepse në të njëjtën kohë në Ukrainë sot shohin një qasje krejtësisht të ndryshme të të njëjtave fuqi perëndimore. Ata kanë një ndjenjë se ka standarde të dyfishta. Megjithatë, mund të them qartë: ne mbetemi të vendosur. në rrugën drejt BE-së”, ka thënë Vuçiç.
Ai ka theksuar se Gjermania ëhstë më e preferuar në Serbi se Bashkimi Evropian.

“Në Serbi, Gjermania preferohet nga Bashkimi Evropian, sepse Angela Merkel e mori Serbinë seriozisht. Ne besojmë se mund të marrim të njëjtin respekt dhe vlerësim nga pasardhësi i saj, Olaf Scholz. Kjo është gjithçka që na duhet. Ne kurrë nuk kemi kërkuar më shumë, e duam vetëm një perspektivë të mirë evropiane. Fakti që shumë serbë ndërkohë kundërshtojnë anëtarësimin në BE është sigurisht pasojë e gabimeve tona, por gjysma e fajit i shkon Brukselit.”

/faxweb