Kryeministri Edi Rama ka uruar sot 29-vjetorin e PS-se, me një video ku tregon historinë e kësaj partie dhe drejtuesit e saj ndër vite.
Në nisje me Dritëro Agollin, e me tej me ish-kreun e PS-së, Fatos Nano, njëherë me pranga në duar, pastaj i lirë, Rama i kujton të gjithë në këtë përvjetor të PS-së.
Statusi i Ramës
MIRËMËNGJES
Gëzuar ditën e lindjes së forcës më të madhe politike shqiptare, Partisë Socialiste, e cila në 29 vjet ka fituar e ka humbur zgjedhje, ka pasur shkëlqime e rënie, po kurrë nuk e ka bërë gabimin e cenimit të interesit kombëtar dhe gjithnjë ka ditur të ripërtërihet, në rrugën e një ideje të madhe e të shumë punëve për Shqipërinë, që vazhdon…
