Ka nisur protesta e aktivistëve, arkeologëve dhe historianëve përpara godinës së Kuvendit, të cilët kundërshtojnë votimin e pritshëm sot në Kuvend, që Butrinti do të kalojë në administrimin e një fondacioni shqiptaro-amerikan.

Arkeologu Apollon Braçe tha se kjo është një skemë e pastër përfitimi, në favor të fondacionit, që sipas tij drejtohet nga një antishqiptar.

Baçe tha se në krye të fondacionit shqiptaro-amerikan qëndron Michael Granof, i cili e konsideron Butrintit një qytetërim grek dhe jo ilir, si dhe Sarandën një qytet  që iu bë ‘dhuratë shqiptarëve’.

“Njëherë që e pyeta një deputete që sa i kushton shpirti i fëmijës së saj, më tha që nuk mund të matet, atëherë i thashë as Butrinti nuk mund të shitet. Butrinti sjell sot 2.1 milionë euro, dhe nga ana tjetër aty thuhet që do të hidhen 5 milionë euro, ku do të shkojnë këto, do të bëhen disko dhe restorante.

Ne nuk jemi kundër Amerikës. Amerika për mua është një frymë, nuk është ky personi që duan të sjellin këtu, nuk ka ndodhur ndonjëherë tjetër që të bëhet një ligj, me porosi nga një fondacion, dhe përfitimet ti marrë po ky fondacion. Ky është parlament njësuesish, që vetëm ngrejnë dorën.

Në krye të këtij fondacioni, vendoset një person Michael Granof, që konsideron Butrintin një qytet grek, një armik shqiptar. Ai që kontrollon të sotmen kontrollon të shkuarën, ai që kontrollon të shkuarën kontrollon të ardhmen. Në shtëpinë tonë do të jemi mysafirë, këto 60 milionë euro do ti kalojnë fondacionit dhe jo shtetit shqiptar.

Nëse ngrihen dhe thonë diçka kundër, iu heqin bukën e fëmijëve, jemi pak a shumë si në fiset e afrikës”, u shpreh Apollon Baçe.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko